Shefi i EULEX-it për sulmet në veri: Po monitorojmë situatën me KFOR-in dhe policinë

11:25 | 7 Dhjetor 2022
A Z

Kreu i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka reaguar sërish për sulmet e ditë së djeshme në veri duke thënë se të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur.

Wigemark, mes tjerash, bën të ditur se EULEX-i është duke monitoruar situatën bashkë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

“Të shqetësuar për incidentet e djeshme në veri të Kosovës. Çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur. EULEX-i do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, ka shkruar Wigemark.