Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano lidhur me siç ka thënë ai “sulmet dhe ndërhyrjet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
Në një reagim në “X”, Barbano ka theksuar se ndërhyrja e panevojshme përmes sulmeve personale të drejtpërdrejta ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve është e papranueshme.
“Pavarësia gjyqësore është një nga gur themelet e sundimit të ligjit: pavarësia e gjyqtarëve duhet të respektohet nga të gjithë, në çdo kohë. Ndërhyrja e panevojshme përmes sulmeve personale të drejtuara drejtpërdrejt ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që i kryejnë detyrat e tyre është gjithmonë e papranueshme”, ka thënë ai.
Dje, kryeministri në detyrë, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese po funksionon si një hije politike e opozitës kundër Vetëvendosjes, duke thënë se pesë nga shtatë gjyqtarët e Kushtetueses janë zgjedhur në vitin 2018, kur në pushtet ishte koalicioni i PAN-it me Listën Serbe.
Ndërsa, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se Kushtetuesja është para një vendimi të madh
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...