Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, thotë se rregullimi i marrëdhënieve të pazgjidhura midis Kosovës dhe Serbisë është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE).
“Marrëdhëniet e pazgjidhura midis Serbisë dhe Kosovës kushtojnë shumë, për të dy palët. Një situatë e tillë, mbi të gjitha, ngadalëson zhvillimin ekonomik të të dy vendeve dhe kështu përfaqëson një frenim për të gjithë rajonin. Për të mirën e njerëzve, do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të arrijmë një zgjidhje së bashku. Kjo do të thotë se njerëzve duhet t’u shpjegohet përfitimi, në mënyrë që të inkurajojë guximin kolektiv për të pranuar sfidën e pajtimit të ndërsjellë”, ka thënë Mass, për gazetën serbe “Kurir”, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se “rregullimi i marrëdhënieve të pazgjidhura, në fund të fundit, është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, i cili do të bëhej kështu shumë më afër Serbisë”.
“Ne mbështesim fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja me të dërguarin special Miroslav Lajçak. Për fat të mirë, heshtja që ka mbizotëruar në komunikimin midis Serbisë dhe Kosovës që nga vera e kaluar është kapërcyer. Me këtrë hapet mundësia e mirë që duhet shfrytëzuar për të gjetur një zgjidhje në formën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Një marrëveshje e tillë do të mundësonte anëtarësimin në BE në të ardhmen, por më e rëndësishmja – do të kishte rëndësi të madhe për të ardhmen e njerëzve në Serbi dhe Kosovë”, tha diplomati gjerman.
I pyetur nës Ballkani ende paraqet një rrezik i mundshëm për BE-në, duke pasur parasysh historinë e konflikteve tëviteve ’90-ta, Mass tha se “për fat të mirë, koha e konflikteve të përgjakshme të viteve nëntëdhjetë ka kaluar”.
“Sidoqoftë, paqja e qëndrueshme është më shumë sesa mungesa e konfliktit të armatosur. ‘Projekti i Paqes në Bashkimin Evropian’ në dekadat e fundit ka qenë një bekim i vërtetë për Gjermaninë, për Evropën. Pikërisht për këtë arsye që Gjermania mbron zgjerimin e Bashkimit Evropian në vendet Ballkanit Perëndimor. Anëtarësimi i këtyre vendeve në Bashkimin Evropian është çelësi për një stabilitet më të madh, bashkëpunim dhe paqe të qëndrueshme”, tha Mass.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...