Shefi i BE-së në Kosovë vlerëson pjesëmarrjen dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

23:41 | 29 Nëntor 2020
Arbresh.info

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se i vlerëson votuesit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut të cilët me gjithë kufizimet për shkak të COVID-19, kanë dalur që të votojnë ditën e zgjedhjeve.

Ai përmes Twitter-it ka lavdëruar edhe punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Szunyog tha e përfshirja e qytetarëve është e rëndësishme për demokracinë.

“I vlerësoj votuesit që morën pjesë në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore në ditën e zgjedhjeve, edhe pse pati kufizime për shkak të COVID-19. Përfshirja aktive e qytetarëve është e rëndësishme për një proces të besueshëm zgjedhor dhe demokracinë. Punë e mirë është bërë edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, shkruan ai.

Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut./Arbresh.info/

Nesër numërohen votat me kusht dhe postë

ZYRATRE: Shpejtim Bulliqi i LVV-së fitues në Podujevë

Të ngjashme