Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog kërkon që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza sa më shpejt të jetë e mundur, raporton arbresh.info.
Szunyog, thotë se Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë thënë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe kanë rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën. Andaj, sipas tij, tash ka mbetur të jepet edhe qëndrimi përfundimtar nga Shtetet Anëtare të BE-së.
“Përtëritja e mandatit të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së që po marr unë, tregon përkushtimin e Shteteve Anëtare të BE-së për Kosovën, meqë Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së ka rolin e përgjithshëm të koordinimit politik të BE-së në Kosovë”, ka thënë ai./arbresh.info/

Tomáš Szunyog
‘Shqiponjat’ nisen drejt Varshavës, synim i vetë...
Të shtëna me armë në një shkollë në Meksikë, 15-vjeçari vret...
Policia e Shqipërisë arreston 3 shtetas të Kosovës të shpall...
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë