Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka uruar Lumir Abdixhikun për postin e kryetarit të ri të LDK-së.
Szunyog sot ka vizituar Abdixhikun në zyrat e partisë dhe ka thënë se është e rëndësishme formimi i shpejt i institucioneve dhe pjesëmarrja konstruktive e opozitës në proceset demokratike.
“E urova kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për postin e tij të ri. Shpreha rëndësinë e formimit të shpejt të institucioneve të Kosovës dhe pjesëmarrjen konstruktive të opozitës në proceset demokratike. Mezi pres të kemi bashkëpunim të ngushtë”, ka shkruar Shefi i BE-së në Kosovë./arbresh.info/

SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...