Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Sunyong, ka thënë se është për keqardhje përfaqësimi i grave në zgjedhjet lokale në Kosovë.
Ai gjatë fjalimit të tij në lanësimin e projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, ka thënë se Kosova ka bërë përparim në rritjen e numrit të grave në vendimmarrje
“Politika ligjore dhe korniza ligjore janë të rëndësishme për të fuqizuar gruan, dhe Kosova është duke përparuar në rritjen e numrit të grave në vendimmarrje, dhe se Kosova me krenari duhet të thotë se ka dy presidente femra. Ndërsa, është për të ardhur keq përfaqësimi i gruas në zgjedhjet e fundit dhe tani të zgjedhura për kryetare janë vetëm dy, tha ai, raporton arbresh.info.
Ai tha se gratë duhet të përfshihen kudo që merren vendime.
“Grat duan të përfshihen kudo ku merren vendime. Në BE do ta japim maksimumin që të ndihmojmë në konsolidimin e këtyre çështjeve”, tha shefi i BE-së./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...