Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Gjermanisë në Kosovës janë deklaruar kundër shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.
Sipas diplomatëve të këtyre dy shteteve, zgjedhjet nuk do ta çonin Kosovën përpara, por do të vazhdonin me ngecjen. Ato kërkojnë që mosmarrëveshjet pozitë-opozitë të zgjidhen me dialog konstruktiv
Ambasada amerikane dhe ajo gjermane në Kosovë janë deklaruar kundër shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, pasi zgjedhjet në situatën e tanishme, siç deklarojnë diplomatë nga këto dy kancelari, nuk do ta çojnë Kosovën përpara, por në vazhdimin e ngecjes.
Ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Viets, dhe zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Philip Drewry, kanë thënë për “Zërin” se opozita dhe koalicioni duhet ta gjejnë një zgjidhje konstruktive për tejkalimin e krizës, por pa menduar për zgjedhje.
Madje diplomatja gjermane tha se pakica (opozita) duhet të mësohet të respektojë vendimet e shumicës edhe për faktin se nuk përfaqësojnë më shumë se 12,2 për qind të të gjithë votuesve të mundshëm në Kosovë.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e subjekteve opozitare dhe analistët politikë në Kosovë mendojnë se kriza politike është thelluar aq shumë sa që përveç zgjedhjeve të parakohshme nuk shihet ndonjë mundësi tjetër për ta tejkaluar krizën.
Ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Viets, tha se demokracia ka bazën e saj, nënkupton konsensusin themelor, shoqëror dhe politik, ku pakica pranon vendimet e shumicës. /Zëri/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...