Përfaqësuesja ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, filloi fjalimin e saj duke përmendur bombardimet e NATO-s në Kosovë dhe duke thënë se ato janë bërë me uranium të varfëruar dhe ka krijuar radiacion.
SHBA reagoi duke thënë se këto fjalë janë gënjeshtra dhe se për fat të keq po duhet shpesh që të ketë ndërhyrje ndaj fjalimeve ruse në takime ndërkombëtare për shkak të lajmeve të rreme që shpërndajnë.
Ambasadori i SHBA-së në OKB, theksoi se mbështet të dërguarin special të BE-së, që të vazhdojë në angazhimin në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë.
Duke falënderuar punën e UNMIK-ut në Kosovë, deri më tani, ai shtoi se roli i këtij misioni tanimë nuk ka rolin e dobishëm në rrethanat e tanishme, duke bërë thirrje KS të OKB-së që UNMIK-u ta përfundojë rolin e saj në Kosovë.
Ndërkaq mabasadorja franceze në OKB foli për rritjen e rolit të gruas në institucionet vendimmarrëse, Ajo vlerësoi luftimin për të drejtat e gruas në Kosovë, duke inkurajuar përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një marrëveshje të pajtueshme për të dyja palët.
Ndërkohë, ambasadorët e Rusisë e Indisë, mbështesin Serbinë./RTK/
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...