SHBA reagon për moscertifikimin e Listës Serbe

PRISTINA, KOSOVO - June 30, 2020: Kosovo and American flags wave in city center on June 29, 2020 in Pristina, Kosovo. President Hashim Thaci, who was the former political leader of the Kosovo Liberation Army (KLA), has denied allegations from a Hague-based prosecutor that he committed war crimes during the 1998-99 conflict with Serb forces. Thaci's indictment led to the postponement of a White House meeting between the leaders of Kosovo and Serbia, which refuses to recognize Kosovo's independence. (Photo by Ferdi Limani/Getty Images)

14:50 | 22 Gusht 2025
E.K

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mocertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetor është komentuar nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë dhe ajo e Gjermanisë, në deklaratat e dhëna për gazetarin Albert Bajrami.

Ambasada e Amerikës në përgjigjen për klankosova, tha se e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Anu Prattipati, ia ka bërë të qartë qëndrimet e ShBA-së kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, lidhur me këtë çështje.

Tutje, në përgjigje thuhet se ambasada beson në institucionet e Kosovës dhe mekanizmat në vend për të siguruar që procesi i certifikimit të kandidatëve të përfundojë në një mënyrë të lirë nga politizimi.

“E Ngarkuara me Punë Prattipati e bëri të qartë qëndrimin e SHBA-së për certifikimin e zgjedhjeve pas takimit të saj me Kryeministrin në Përgjegjësi Kurti dje: të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces”.

“Ne vazhdojmë të besojmë në institucionet e Kosovës dhe mekanizmat në vend për të siguruar që procesi i certifikimit të kandidatëve të përfundojë në një mënyrë të lirë nga politizimi. Komentet nga udhëheqësit politikë që e politizojnë më tej këtë proces janë të padobishme dhe dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.