Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për pezullimin pa afat të dialogut strategjik me Kosovën.
Në një postim në Facebook, Tahiri ka theksuar se problemi kryesor i Kosovës është kryeministri Albin Kurti, duke i atribuar atij përgjegjësinë për situatën e rëndë aktuale.
‘Deri sot, veprimi që e ka goditur më së shumti Republikën e Kosovës kanë qenë sanksionet e BE-së, të cilat na kanë pamundësuar shfrytëzimin e 600 milionë eurove. Por vendimi i Qeverisë Amerikane për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën e tejkalon përmasën e atij dëmi. Sot, Albin Kurti i shkaktoi Kosovës plagën më të madhe që dikush ka mundur ta paramendojë”, tha ai./Arbresh.info
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë