Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka bërë të ditur se Kosova ka marrë përkrahje nga ShBA-të për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga kjo ministri, shkruan arbresh.info.
“Edhe një herë ShBA, si ndër partnerët e ngushtë dhe të pazëvendësueshëm në të gjitha proceset zhvillimore të Republikës së Kosovës, përmes përkrahjes së shprehur haptazi nga zëdhënësi i misionit të ShBA-së në NATO, Jeffrey Adler, rreth iniciativës sonë për t’u bërë anëtar të programit të Partneritetit për Paqe, si hap iniciues drejt anëtarësimit në NATO, po e dëshmon se Kosova konsiderohet partner i besueshëm i ShBA-së”, thuhet në njoftim.

Defender Europe ’23, bashkëzbarkimet si misione të përbashkëta, janë rruga jonë drejt qëllimeve tona përfundimtare, anëtarësimin në institucione evropiane dhe euroatlantike.
Rruga jonë është e pashkëputshme nga aleatët tanë, rrugëtimi ynë është i drejtë ngase ndajmë të njëjtat vlera të demokracisë, paqes dhe stabilitetit për të cilat dhe angazhohemi.
Republika e Kosovës është e përgatitur për të thelluar partneritetin dhe aleancën tonë e cila shtrihet në shumë fusha, bazuar mbi vlerat e përbashkëta me ShBA-në, dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian./arbresh.info/
Bugaqku: Çka ka ndodhur dje në Kuvend është raund i pavlefsh...
Ende asnjë deputetë në sallë, seanca u lajmërua për në orën ...
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...
Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani