Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti sot në takim të ngarkuarën me punë pranë Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë Colleen Hyland, të cilën e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të këtij vendi në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të zbatimit të Ligjit në Kosovë, si dhe mbështetjen e përgjithshme të Kosovës nga SHBA, transmeton arbresh.info.
Hyland ofroi mbështetjen e plotë të SHBA-së në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, por që hetimet të udhëhiqen nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Ministri Sefaj theksoi se institucionet hetuese të Kosovës janë të gatshme të bashkëpunojnë edhe me akterët e tjerë që mund të kontribuojnë më informacione në zbardhjen e rastit.
Ndër të tjera në këtë takim u diskutua edhe për projekte që ka Ministria e Punëve të Brendshme dhe mundësinë e përkrahjes së tyre nga SHBA-ja./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...