Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, kërkon nga partitë politike të mbështesin kandidatët që janë të pastër nga njolla e korrupsionit, shkruan arbresh.info.
Zëdhënsja e kësaj ambasade, Michelle Schon, thotë për arbresh.info se kandidatët duhet të pasqyrojnë popullësinë e Kosovës, përfshirë gratë dhe të rinjtë.
“I kërkojmë të gjitha partive politike të mbështesin kandidatët të cilët janë të lirë nga njolla e korrupsionit dhe të cilët do të pasqyrojnë tërë popullësinë e Kosovës, duke përfshirë gratë dhe të rinjtë,” është shprehur Shohn.
Ajo ka një thirrje, në ditën kur do të hapjet foto-ekspozita “Vizionari amerikan: Jeta dhe koha e John F. Kennedy”, e organizuar nga ambasada amerikane në bashkëpunim me bibliotekën Kombëtare të Kosovës,
“Shpresojmë që të gjithë kandidatët që përfshihen në listat e partive do të veprojnë në frymën e thirrjes së Kennedy-t për ta bërë punën qeveritare më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit,” është shprehur Shohn për arbresh.info.
Ajo nuk ka dashur të komentojë aderimet e fundit të pjesëtarëve të shoqërisë civile nëpër parti politike duke shtuar se “ambasada nuk merr një pozicion gjatë kësaj periudhe parazgjedhore për individë të ndryshëm, parti politike apo lista candidate.”/arbresh.info/
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...