ShBA-ja e mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, kërkon nga Kosova e Serbia zbatim të menjëhershëm

10:42 | 19 Mars 2023

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Adrienne Watson, ka reaguar për arritjen e marrëveshjes në Ohër për normalizim marrëdhëniesh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Watson shkruan se, Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë sa më shpejt me zbatimin e detyrimeve që sjell kjo marrëveshje.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga ShBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Watson në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale