ShBA-ja dhuron donacion miliona dollarësh për Agjencinë e Forenzikës

14:37 | 18 Mars 2019
A Z

Ndihmës-sekretarja e ShBA-së për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit, Kirsten D. Madison, ka dorëzuar një donacion për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

Pas nënshkrimit te këtij donacioni Kristen D.Madision, tha se është e kënaqur që është sot në Kosovë dhe po dorëzon këtë donacion.raporton Arbresh.info.

“Është kënaqësi për mua që sot të bëjë këtë donacion në emër të Byrisë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit dhe Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Ajo ka treguar se ky softuer i dorëzuar sot do të ndihmoj në ruajtjen dhe identifikimin e gishtave të dorës dhe në këtë mënyrë do të identifikohen kryerësit e krimit.

“Sot jam këtu për të shpallur donacionin ton të Softuerit për Identifikimin e Automatizuar të Shenjave të Gishtërinjve, i njohur si AFIS. AFIS është një sistem i bazës së të dhënave penale qe përpunon, modifikon ,kontrollon, gjen dhe ruan gjurmët e gishtërinjve dhe të pëllëmbëve, për të identifikuar kryerësin e krimeve.
AFIS do të përdoret për të përpunuar informatat nga skena e krimit, për të ndihmuar qendrat e ndalimit dhe kalimet kufitar edhe ndërkombëtarë në zbatim të ligjit si INTERPOL.

INL-ja, ka asistuar Agjencinë e Kosovës për Forenzikë që nga hapja e saj në vitin 2003 me më shumë se 20 milion dollarë në pajisje, softuer dhe trajnime”.

E Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tha se e mirëpret këtë donacion nga Amerika.

Ai tha se ky donacion le të kuptohet se jemi një nga shtete e vetme në rajon që e kemi këtë sistem.

” Ne kohen sa më të shkurt do të bëjmë identifikimin e shenjave të gishtërinjve, ky donacion kap vlerat e miliona dollarëve dhe është mjaft i rëndësishëm për Forenzikës. Kemi pasur edhe donacione të tjera që kap shifrën mbi 20 milion euro donacione këto që i ka pasur Forenzika deri tani nga Amerika. Ky do të na ndihmoj ti sigurojmë kufijtë e brendshëm dhe të jashtëm”, tha Mustafa, /Arbresh.info/.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/363555750903680/

Shpërndaje në rrjete sociale