Shtëpia e Bardhë ka njoftuar sot për vizitën e Këshilltares për Siguri Kombëtare të Presidentit Joe Biden, Liz Sherwood-Randall në Kosovë gjatë kësaj jave, ku thuhet se ajo ka përsëritur përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Në komunikatën zyrtare, thuhet se gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Këshilltarja e Lartë është takuar me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin Albin Kurti si dhe ka vizituar kampet “Liya” dhe “Bondsteel”.
“Dr. Sherwood-Ramdall ka përsëritur përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë rajonale, siç dëshmohet edhe përmes udhëheqjes së qëndrueshme të SHBA-së në misionin e NATO-s në Forcën për Kosovën (KFOR) dhe mbështetjes thelbësore për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila vazhdon zbatimin e planit dhjetëvjeçar”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Po ashtu, thuhet se Sherwood-Randall ka shprehur falënderime të thella për Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme në strehimin e refugjatëve afganë në Kampin “Liya”, për partneritetin kundër terrorizmit si dhe për aktet e solidaritetit me popullin ukrainas.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...