Haki Shatri nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se ka informata që tre muajt e fundit në Administratën Tatimore të Kosovës janë emëruar më shumë se 30 persona me baza partiake.
Por ai refuzoi që t’i jep emrat duke thënë se nuk dëshiron që të konfrontohet.
“Mund të them se kam informacione se në këta tre muajt e fundit brenda Administratës Tatimore janë duke ndodhur ndryshime që kanë me pasë pasoja dramatike për të hyrat fiskale në Kosovë. Po ndërrohen njerëzit edhe kam argumente që përmbi 30 persona janë të emëruar mbi baza partiake”.
“Nuk është në natyrën time të konfrontohem me njerëz por të vërtetën e kam obligim ta them”.
Por Shatri në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës ka lëvduar veprimtarinë e ATK-së gjatë udhëheqjes së Ramush Haradinajt.
“E them me plot përgjegjësi që ATK gjatë vitit 2018 ka pasë një performancë të mirë. E ka përmbushë normën 10 për qind mbi planin e paraparë me buxhet. Haradinaj ka bashkëpunuar shkëlqyeshëm me drejtorin e ATK-së dhe të doganave”.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...