Aktivisti i zëshëm i shoqërisë civile, Demush Shasha, ka ironizuar në lidhje me raportet Shqipëri-Serbi.
“Tani pse nuk vije Serbia të ndihmoj Shqipërisë, por prapë, sikur në rastin e tërmetit, në ndihmë i del BE-ja”, ka shkruar Shasha në Facebook.
Sipas tij, javën e kaluar në takimin e Mini-Shengenit u proklamua si sukses pikërisht një marrëveshje bashkëpunimi në raste të fatkeqësive.
“Plus, Rama tha Vuçiq i mirë, e BE-ja e poshtër”, deklaroi Shasha.
Sipas Shashës, në rastet e katastrofave kur duhet shpëtuar jetët e njerëzve nuk ka vend për politik.
“Por ky zhvillim i fundit ekspozon shkurtpamësinë e Ramës sa herë që zgjedh të bëjë politikë ditore me aspiratat strategjike popullit të Shqipërisë.”/arbresh.info/
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë