Analisti Demush Shasha, thotë se ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, nuk mbrojti vetëm Kosovën sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, por edhe gjithë Ballkanin.
Sipas Shashës, për të ndërtuar një të ardhme, Serbia duhet të shikojë nga e ardhmja dhe jo të të jetoj në histori si varrmihës i rajonit, shkruan arbresh.info.
“Fjalim i shkëlqyeshëm i cili me një anë ishte kujtim për pasojat tragjike të politikave të Serbisë, dhe në anën tjetër ftesë për një të ardhme më të mirë për rajonin. Për të ndërtuar këtë të ardhme na duhet një Serbi që shikon nga e ardhmja, jo një Serbi e cila vazhdon. Fillimi i një Serbie të re ndoshta mund të jetë përgjigja në pyetjen e nënave të Gjakovës: Ku janë fëmijët e mi?,” ka shkruar Shasha në Facebook. /arbresh.info/
Postimi i plotë:
Sot në Këshillin e Sigurimit, Ministrja e Jashtme nuk ka mbrojtur vetëm Kosovën nga Serbia, por gjithë vendet e Ballkanit. Fjalim i shkëlqyeshëm i cili me një anë ishte kujtim për pasojat tragjike të politikave të Serbisë, dhe në anën tjetër ftesë për një të ardhme më të mirë për rajonin. Për të ndërtuar këtë të ardhme na duhet një Serbi që shikon nga e ardhmja, jo një Serbi e cila vazhdon. Fillimi i një Serbie të re ndoshta mund të jetë përgjigja në pyetjen e nënave të Gjakovës: Ku janë fëmijët e mi?
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...