Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Behxhet Shala ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është uniseks sepse po mundohet të kënaq opozitën por po i hap rrugë qeverisë të themelojë asociacionin.
“Kjo gjykatë është shndërruar në uzurpatore pasi nuk po lëshon objektin për avokatin e popullit”, tha shala.
Ai tha se Opozita është duke bërë gabim strategjik duke kërkuar zgjedhje sepse nëse dikysh është përfitues këtu kjo është pozita.
“Pse të mos bisedohet në zgjedhje kur po bëhen edhe në rajon dhe jam i bindur se pozita do të merrte vota më shumë se e gjithë opozita bashkë.”
Ai ka komentuar edhe deklaratat e Hashim Thaçit të bëra dje pas takimit me presidentet duke thënë se Thaçi është cinik.
“Thaçi është cinik sepse nuk është dashur ti drejtohet ashtu Haradinajt sepse është dashur të ishte më bashkëpunues dhe më durues pasi që ai ka marr një hap për të shkuar në takim”./Arbresh.info
Sveçla për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes: Një hap...
Real Madridi thyen rekorde financiare dhe udhëheq renditjen ...
Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Sp...
Njoftim për konsumatorët dhe mediat – Kujdes nga mesazhet ma...
Gjykata urdhëron ekzaminim psikiatrik të personit që dyshohe...
Osmani: Sepse aleanca me Amerikën është rruga e vetme