Gjatë seancave të fundit gjyqësore në lidhje me konfliktin e armatosur në Kumanovë, ku po gjykohen 29 shqiptarë të ngarkuar me veprën penale për organizim terrorist, është ngritur dyshimi se 5 shqiptarë nga ky grup janë ekzekutuar pasi u dorëzuan para autoriteteve në Maqedoni.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë, Behxhet deklaroi se menjëherë pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Kumanovë KMLDNJ ka ngritur dyshimin se së paku dy shqiptarë që kanë qenë pjesë e grupit të armatosur janë ekzekutuar pasi janë dorëzuar pranë autoriteteve maqedonase.
Mirëpo, në lidhje me dyshimet e fundit se 5 shqiptarë nga grupi i armatosur në rastin Kumanova, janë ekzekutuar pasi janë dorëzuar në policinë maqedonase, Shala konsideron se për të pasur një pasqyrë të saktë të asaj se çfarë ka ndodhur duhet të bëhet një hetim ndërkombëtar i pavarur nga organizatat për të drejtat e njeriut, siç është Amnesty International apo edhe nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.
Shala ka komentuar edhe obduksionet e trupave të të vrarëve të bëra në Maqedoni dhe Kosovë, duke thënë se mos publikimi i rezultateve të këtyre obduksioneve, apo dorëzimi te familjarët e të vrarëve, përbënë shkelje të të drejtave të njeriut, duke e bërë procesin edhe më misterioz.
“Pala kosovare e cila ka bërë një obduksion nuk ka dal me një raport të obduksionit , së paku nuk ka dal me një raport publik. Ata mund t’ia kenë dorëzuar një raport prokurorisë apo organeve të sigurisë, mirëpo nuk e kanë bërë publik dhe nuk ia kanë dorëzuar familjeve të të vrarëve. KLMDNJ ka pasur takim me familjarët e të vrarëve dhe ata deri atëherë nuk e kanë pasur as raportin e palës maqedonase por as raportin e palës kosovare, që paraqet një shkelje të drejtave të njeriut dhe ringjall një dyshim që aty vërtetë mund të jenë bërë krime që janë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. Për këtë arsye ata që janë përgjegjës për këto krime duhet t’i nënshtrohen drejtësisë”, tha Shala.
Ai deklaroi se KLMDNJ ka bërë përpjekje që t’i vizitojë të burgosurit e rastit Kumanova duke i plotësuar të gjithë kërkesat që i ka kërkuar pala maqedonase, por sipas tij nuk u është lejuar një gjë e tillë.
Në lidhje me mbajtjen në burg të shqiptarëve të arrestuar dhe trajtimin e tyre, Shala tha se ndaj tyre është ushtruar dhunë të cilën ai e quan të tmerrshme.
Derisa tërë procesin e gjykimit të shqiptarëve në këtë rast e konsideroi proces nën ndikim e politikës, Behxhet Shala kërkoi që të bëhet më shumë nga ana kosovare për të arrestuarit të cilët jan? ? shtetas nga Kosova, duke thënë se procesi është mbështjellë me mister si nga ana maqedonase ashtu edhe nga ana kosovare.
Shala gjithashtu shtoi se ka një hezitim dhe mungesë të gatishmërisë nga ana kosovare në tërë këtë rast ku nuk është e qartë se pse ende nuk është bërë publikë raporti i obduksionit që është realizuar në Kosovë, për të bërë një krahasim me atë të obduksionit të bërë në Maqedoni.
Se në Prishtinë është bërë një obduksion i trupave të shqiptarëve nga Kosova të vrarë në Kumanovë, për mes telefonit për KosovaPress e konfirmoi edhe prokurori i rastit A li Rexha. Sipas prokurorit nga Prishtina, ky obduksion është bërë me kërkesën e familjarëve të të vrarëve, pa dashur të shtojë më shumë rreth këtij rasti apo rezultatit të obduksionit me arsyetimin se kompetent për këtë është eksperti i mjekësisë ligjore Arsim Gërxhaliu, i cili ka bërë ekspertizën e trupave.
Mirëpo, Gërxhaliu edhe pse është kontaktuar nga KosovaPress nuk është treguar i gatshëm për t’u deklaruar lidhur me këtë çështje.
Në mënyrë që ta bëhet më i qartë rasti Kumanova ku janë të përfshirë edhe shtetas kosovar, dje në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, anëtari i saj, Xhavit Haliti tha se ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në muajin mars do të raportojë para anëtarëve të këtij komisioni për këtë rast.
“Ne kemi vendosur që ta thërr asim ministrin e Brendshëm për të raportuar për problemet që kanë ndodhur në Maqedoni dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me sigurinë në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe situatën me problemet që ka shkaktuar ISIS, edhe në Kosovë dhe me luftëtarët që po shkojnë atje. Nuk po e shoh në planë që është futur… sa i përket çështjes së grupit që është fut në Maqedoni dhe tani veç ka filluar procesi i gjykimit, ministri i Punëve të Brendshëm duhet të raportoj lidhur me këtë çështje, a ka mundur Kosova me parandaluar veprimin e këtij grupi në Maqedoni apo nuk ka mundur”, tha Haliti.
Sveçla mori pjesë në diplomimin e 21 kadetëve që përfunduan ...
Muriqi kandidat serioz për më të mirin e muajit në La Liga
Osmani e cilëson historike marrëveshjen për Bordin e Paqes q...
Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e ...
Trump pas takimit me Zelenskyn: Ka ende rrugë për të bërë dr...
Gjykata Speciale mban ligjërata me nxënës të shkollave të me...