Haxhi Shala nga koalicioni Nisma-AKR ka vlerësuar se një pjesë e policëve në pjesën veriore të Kosovës nuk janë në krye të detyrës së tyre.
Shala në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës madje tha se disa prej tyre i raportojnë dikujt tjetër, jo vetëm institucioneve kosovare.
“Mund të themi që në veri të Kosovës janë institucionet e sigurisë së brendshme, policia dhe AKI-ja vepron në atë pjese. Nuk mund të themi se nuk ekzistojnë institucionet e sigurisë në atë pjese apo ajo pjese është e lirë dhe bëjnë çfarë të duan”.
“Nëse flasim se sa i kryejnë detyrat, mund të them se nuk jemi të kënaqur, as unë as qytetarët që jetojnë në atë pjesë”.
“Rekrutimin e atyre policëve e kemi bërë nga një organizatë që ka qenë më herët e instaluar në veri, e quanim Rojet e Urës. Ata ende janë të ndikuar nga mekanizmat ose nga Serbia dhe mund të themi që ata policë janë me uniformë të Kosovës por raportimin, ndoshta e bëjnë formalisht tek institucionet tona por janë në shërbim të Serbisë. Është Është e rëndë por është diçka e vërtetë”.
Ai tha se një pjesë e policëve të veriut bashkëpunon me kondrabanduesit e asaj pjese, për çka sipas tij tregojnë edhe arrestimer e realizuara së fundmi.
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein