
Endrit Shala
Endrit Shala nga NISMA Socialdemokrate ka thënë se takimet me LDK-në do të vazhdojnë për të ndërtuar qeverinë e re.
Shala ka thënë se pas shkarkimit të Qeverisë Kurti, NISMA në parim është dakorduar për formimin e një koalicioni me LDK-në dhe AAK-në.
Endrit Shala nga NISMA Socialdemokrate ka thënë se takimet me LDK-në do të vazhdojnë për të ndërtuar qeverinë e re.
Shala në RTV Dukagjini ka thënë se pas shkarkimit të Qeverisë Kurti, NISMA në parim është dakorduar për formimin e një koalicioni me LDK-në dhe AAK-në.
“Kemi filluar takimet me mandatarin e LDK-së për kryeministër për parimet qeverisëse që do t’i ketë qeveria e re duke parë interesin e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
Zyrtari i NISMA-s thotë se takime me LDK-në kanë pasur dje dhe sot por që do të kenë edhe takime tjera.
“Kemi diskutuar për parimet e përgjithshme për ndërtimin e një platforme që do ta ndjek qeveria e re pasi të dekretohet mandatari nga ana e Presidentit”.
Shala ka thënë se ende nuk është diskutuar për ndarjen e dikastereve që do t’iu takojnë partive në koalicion
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...