Nënkryetari i LDK’së, Kujtim Shala, ka folur për programin e VV’së dhe profilin ideologjik të Kurtit.
Shala ka thënë se Vetëvendosjes nuk ka pasur kurrë program. Ndërsa, kreut i saj, Albin Kurtit, i dihet profili ideologjik.
“Kurrë hiç, Vetëvendosja nuk ka pasur program”, është shprehur Shala.
“Profil ideologjik i Kurtit është i qartë, por VV’ja nuk ka pasur program kurrë”, tha ai në emisionin “Pressing “.
Tutje, Shala kujtoi kohën kur Kurti dhe subjekti i tij politik kundërshtonin pakon e Ahtisarit. Pako kjo e cila solli pavarësinë e Kosovës.
“Kur erdhi pakoja e Ahtisaarit, njerëzit u vranë në rrugë”, shtoi Shala.
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa