Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka folur për lodrat e rrezikshme për fëmijët, që institucioni që ai drejton ka ndaluar të futen në Kosovë.
Shala ka thënë në televizionin T7 se lodrat e ndaluara rrezikonin edhe të shkaktonin sterilitetin.
Shumica e këtyre lodrave vinin nga vendet aziatike, kryesisht nga Kina, ka bërë të ditur ai.
Shala ka thënë se qytetarët do të njoftohen nga MTI se çfarë lodrash janë konfiskuar dhe asgjësuar deri më tani.
Ministri ka porositur ata që nëse ata hasin në lodra të tilla në shtëpitë e tyre, t’i largojnë sa më parë.
Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar