Dejan Jankoviq, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, është në mesin e mbi 330 qytetarëve kosovarë të ndaluar nga autoritetet në Serbi.
Kështu ka bërë të ditur, njohësi i sigurisë, Drizan Shala me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Shala tha se duhen ngritur disa pyetje lidhur me arsyen e ndalimit në këtë kohë.
“Pse është ndalur zëvendësdrejtori i PK-së në këtë kohë? Pse zëvendësdrejtori i PK-së nuk i ka marrë parasysh udhëzimet nga pikëpamja e sigurisë që po kalojmë në këtë periudhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku pritet të kemi:
“A është marrë në pyetje zëvendësdrejtori i PK-së nga strukturat serbe të sigurisë për institucionet tona të sigurisë? A është pyetur për gjithë aksionin debaklin që ka bërë Serbia zyrtare në sulmin terrorist të shtatorit 2023 në Kosovë?”, pyeti Shala.
Ndër të tjera, Shala tha se duhet të presim veprimet e institucionit për të cilin punon zëvendësdrejtori i përgjithshëm./Arbresh.info/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...