Sërish rrahje në kafeteri në Vitomiricë, shtatë persona të përfshirë, një u lëndua rëndë

12:31 | 21 Gusht 2023
A Z

Mbrëmë rreth orës 23:30 ka pasur përleshje fizike mes shtatë personave në një kafeteri në Vitomericë të Pejës.

Si pasojë e përleshjes një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për mjekim në spital.

Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.

“Mbrëmë rreth orës 23:30 policia është njoftuar se në fshatin Vitomericë, në një kafiteri ka ndodhur një përleshje. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes. Në këtë përleshje kanë qenë të pëfshirë 7 persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal në repartin e kirurgjisë. Të tjerët me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi për Arbresh,info/