Ministri për Punë dhe Çështje Sociale i Serbisë, Zoran Gjorgjeviq, sot në Kuvendin e përgjithshëm të Konferencës së Kishave Evropiane në Novi Sad, kërkoi mbështetje kur është në pyetje vendosmëria e Serbisë për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Ai theksoi se “pjesa më e madhe e trashëgimisë kulturore të Kosovës përbëhen nga artet dhe arkitektura kishtare serbe”.
“Shqiptarët e Kosovës dhe autoritetet në Prishtinë nuk kanë treguar vullnet të parandalojnë shkatërrimin e saj”, tha ndër tjerash Gjorgjeviq.
Ai ka theksuar se Serbia kërkon zgjedhje kompromisi në bisedimet me Kosovën, sipas së cilës asnjëra nga palët nuk do të jenë krejtësisht të kënaqura, por të dyja palët do të marrin diçka.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje