“Presidenti i shtetit të rremë të Kosovës, Hashim Thaçi sot në audiencë te Papa Françesku do të kërkojë nga Vatikani që ta ndryshojë qëndrimin e vet në lidhje me pavarësinë e Kosovës”, shkruan Informer.
Mediat në Serbi janë alarmuar që Thaçi pas Papës, për herë të tretë do të qëndrojë në Uashington.
“Nga Roma, Thaçi do të vazhdojë për Uashington, në mënyrë që në bashkëbisedim me zëvendës presidentin e SHBA-ve Michael Pence ta lus Amerikën të përfshihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet ndër tjera.
Megjithatë, shefi i diplomacisë Vlladisllav Jovanoviq është mundur t’i qetësojë qytetarët serbë. Ai ka thënë se vizitat e Thaçit nuk do ta përmirësojnë pozitën e Kosovës.
Presidenti Thaçi, sot do të takojë Papa Françeskun, të cilin do ta falënderojë për mbështetjen që i ka dhënë popullit të Kosovës, në periudha të ndryshme, si dhe për rolin e tij në promovimin e paqes.
Ndërkaq, nesër i pari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të udhëtojë drejt Uashingtonit, ku do të takojë zëvendëspresidentit Michael Pence.

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...