Shteti i Serbisë po thotë se problemet me njohjet e Kosovës po shfaqen pasi këta të fundit po e manipulojnë listën e shteteve, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Sekretari i Ministrisë së jashtme në Serbi, Veljko Odaloviq tha se Serbia nuk merr pastaj përgjegjësi për gjëra të tilla.
“Kur shefi i një qeverie ose një shtet i tërë thotë se ata nuk e kanë njohur asnjëherë një shtet tjetër, atëherë del se Prishtina po manipulon listat pasi kjo ka rëndësi për ta”, tha Odaloviq për TV Pink, transmeton lajmi.net
“Ne nuk jemi të shurdhër që të mos reagojmë ndaj gjërave të tilla”, deklaroi ai.
Këto deklarata erdhën pas spekulimeve se Surinami dhe Guinea Bisao i kanë tërhequr njohjet për Kosovën.
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...