Liderët politikë shqiptarë në jugun Serbisë me kërkesat që tri komunat e kësaj pjese t’i bashkohen Kosovës, mund të nxisin konflikte ndëretnike, ka thënë sot për agjencinë FoNet deputeti dhe kryetari i Këshillit komunal të Partisë Përparimtare serbe (Srpska napredna stranka) Nenad Mitroviq, sepse, ka theksuar ai, në ato komuna jetojnë edhe serbët që e kundërshtojnë këtë.
Në pyetjen se si e interpreton kërkesën e liderëve shqiptarë të Luginës së Preshevës për bashkimin e saj Kosovës, Mitroviq është përgjigjur se kjo kërkesë assesi s’i kontribuon dialogut Beograd – Prishtinë”, transmeton Koah.net
“Vendimi i Kuvendit të Kosovës nuk është detyrues as për Beogradin dhe as për bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Mitroviq.
Ai ka nënvizuar se ajo që e kërkojnë shqiptarët në jug, është fushatë për zgjedhjet e Këshillin Kombëtar që mbahen më 4 nëntor.
Sipas fjalëve të tij, përfaqësuesit e shqiptarëve kanë humbur kredibilitetin e zgjedhësve të vet dhe tash përpiqen t’i animojnë zgjedhësit
Mitroviq ka thënë se “këto tri komuna kurrë nuk kanë qenë në përbërje të Krahinës Autonome të Kosovë e Metohisë”.
Ai ka tërhequr vërejtjen se po këto kërkesa mund t’i bëjnë edhe shqiptarët në Maqedoni, në Kumanovë, në veri të Shkupit , rreth Tetovës.
“Çfarë do të thotë kjo. A duam ta kemi efektin domino në rajon? Shqiptarët e rajonit po kërkojnë që në kuadër të zgjidhjes së statusit të Kosovës ta zgjedhin statusin edhe në vendet tjera, jo vetëm në Serbi, sepse aty janë edhe Maqedonia e Mali i Zi.
Partia Përparimtare serbe është parti në krye të së cilës është kryetari i Serbisë Aeksandar Vuçiqi.
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...