Në marsin e vitit 1989, Serbia dhunshëm ia suprimoi Kosovës autonominë.
E tërë fushat kundër Kosovës, kishte filluar nga serbët në Fushë-Kosovës, më 1987, e cila njihet edhe si lëvizja serbe antishqiptare, ku edhe fillon ardhja në pushtet e kriminelit, Sllobodan Millosheviq.
Më 20-28 shkurt 1989, nisi greva e minatorëve të Trepçës, të cilët dolën në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës, që kërcënohej nga Serbia. Greva e minatorëve synonte të mbronte autonominë e Kosovës, të garantuar me Kushtetutën e vitit 1974.
Por më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin Krahinës së Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën e Jugosllavisë, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.
Atë botë Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe ushtri, dhe nën një shtetrrethim, Serbia dhunshëm ia mori Kosovës autonominë.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...