Ditë më parë u konfirmua që Kosova i ka dërguar disa dokumentacione Serbisë, ku ka informacione që ndërlidhen me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Sot gjatë ditës në këtë aspekt, drejtori i zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq tha se pret intensifikim të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Në lidhje me këtë temë u deklarua sot edhe ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq.
Ai ka thënë se Kosova ka më shumë gjasë që ta zbardhë vrasjen e politikanit serb, transmeton lajmi.net
Stefanoviq tha se shteti i Kosovës ka më shumë opsione për ta ndriçuar këtë vrasje, pasi ka më shumë informacione nga terreni.
“Prishtina ka më shumë opsione për zbardhjen pasi është në terren dhe ka një pasqyrë më të madhe për rastin”, ka thënë ministry serb.
Ai tutje tha se Beogradi nuk është i autorizuar të merr pjesë në hetime.
“Beogradi nuk është i autorizuar të marrë pjesë në hetim, por vetëm të dhënat po shkëmbehen”, përfundoi Nebojsha Stefanoviq.
Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.
Për këtë rast dje u arrestuan dy policë, që dyshohet se kanë fshehur prova. /Lajmi.net
Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë
Qalibaf: SHBA-ja s’ka alternativë tjetër përveç se të pranoj...
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...
12 punonjës spitali në Holandë vendosen në karantinë pas eks...