Autoritetet serbe kanë lëshuar fletarrestim të shtunën ndaj një pjesëtari të Policisë së Kosovës, lidhur me një incident që ndodhi një ditë më parë në veri të Kosovës, në zonën e banuar kryesisht nga komuniteti serb.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili deklaroi se “polici i Kosovës, Dylot Brahimi, do të arrestohet sapo të jetë i qasshëm për autoritetet serbe, pa afat kohor dhe sa herë që të jetë e mundur”.
Ndryshe, incidenti në Mitrovicën e Veriut, më 23 maj, ka shkaktuar reagime të shumta, kryesisht për shkak të reagimit të pjesëtarit të Policisë së Kosovës që ishte në vendngjarje.
Polic në fjalë është kritikuar për veprime të “selektive” dhe për përdorim të “forcës së tepruar”, pasi ndaloi një maturant serb gjatë festës së maturantëve në Mitrovicën e Veriut, për shkak se, sipas raporteve, ai kishte provokuar disa persona në një kafene pranë.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...