Autoritetet në Serbia ia kanë caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Avni Qenaj, shtetasit të Kosovës që u arrestua më 26 nëntor 2025 në pikën kufitare në Merdarë për krime lufte në Kosovë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi do të vazhdojë monitorimin e afërt të këtij rasti, shkruan Arbresh.info.
Ambasadori i Kosovës atje, Jetish Jashari ka vizituar Qenaj në Qendrën e Paraburgim në Beograd ku i ka ofruar mbështetjen e plotë institucionale të Qeverisë së Kosovës.
Kurse Qenaj ka deklaruar se gjatë qëndrimit në arrest policor i është ushtruar presion psikologjik, por pa keqtrajtim fizik, dhe se as aktualisht nuk ka keqtrajtime nga autoritetet e paraburgimit./Arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...