Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka marrë përgjigje në dy kërkesa nga pesë sa u janë dërguar autoriteteve serbe në lidhje me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri e ka konfirmuar marrjen e përgjigjeve në kërkesat e dërguara.
“Nga 5 kërkesa që i kemi përcjellë tek autoritetet serbe, nga prokurorët e rastit Ivanoviq deri më tani kemi marrë përgjigje në dy prej tyre dhe kemi ripërsërit kërkesën tonë për tri kërkesat e hershme që të kthejnë përgjigje në lidhje me kërkesat qe ua kemi dërguar”, tha Tahiri për Kallxo.com.
Më 9 shkurt Kallxo.com ka raportuar në lidhje me informatat që Ministria e Drejtësisë u ka dorëzuar autoriteteve të Serbisë, përmes Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq.
Politikani serb, Oliver Ivanoviq, u vra më 16 janar para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.
Autorët e kësaj vrasjeje ende nuk dihen.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...