Serbia ka vendosur t`i shpërblejë dy shtete për vendimin e tyre për tërheqjen e njohjes së Kosovës.
Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për heqjen e vizave për hyrje në Serbi për shtetasit e Shën Kits e Nevis dhe Republikës së Palaut, është bërë e ditur në edicionin e ri të gazetës zyrtare.
Shtetasit e këtyre dy vendeve mund të hyjnë dhe qëndrojnë në territorin e Serbisë deri në 90 ditë nga data e hyrjes, në periudhë prej 180 ditësh. Vendimi është marrë më 18 janar.
Heqja e vizave për ta ka lidhje me çështjen e Kosovës pas lajmit të fundit se Republika e Palaut ka tërhequr njohjen e Kosovës një ditë pasi kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq kishte deklaruar se: “Të hënën një shtet i ri do ta tërheq njohjen e Kosovës”.
Daçiq deri më sot nuk e ka konfirmuar e as mohuar se bëhet fjalë për Palauin. Sipas informacioneve të tij, Prishtina tashmë i është drejtuar Palauit me një notë proteste për tërheqjen e njohjes.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...