Serbia ende nuk i ka kthyer Kosovës, mbi 1500 eksponante të trashëgimisë kulturore

09:06 | 14 Qershor 2020
A Z

Edhe pse dy dekada që nga përfundimi i Luftës së fundit në Kosovë, e që nga bombardimi i NATO-s, shteti serb, nuk e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik.

E, shumë procese të afrimit dhe pajtimit mes popujve zhvillohen nën ombrellën e trashëgimisë kulturore. Dhe kjo për shkak se trashëgimia përfaqëson identitetin e popujve, duke qenë përbërës qendror i kujtesës kolektive, RAPORTON Arbresh.info.

Ciceronja e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Mimoza Dragusha, në një intervistë për arbresh.info, ka treguar se në Beograd gjenden mbi 1500 eksponante të Kosovës, e që presin që t’iu kthehen shtetit të Kosovës.

“Ne kemi mbi 1500 eksponante që gjenden në Beograd, e që nuk janë kthyer, e ne presim shumë shpejt të na kthehen në mesin tonë”, ka thënë ajo.

Dragusha, ka theksuar se kanë pasur bisedime me institucionet e Beogradit, dhe nuk e dinë se kur do të kthehen ato eksponante në Kosovë.

“Po, ka pasur bisedime me institucionet e Beogradit, lidhur me ato, e tash nuk e dijmë se deri ku arrinë ajo e deri kur kthehen në Kosovë”, theksoi ajo.

Gjithashtu, në muze gjendet edhe një kapak-maskë, që është zbuluar në Fafos të Mitrovicës, e këtë e kemi kopje, sepse origjinali gjendet në Beograd. E siç e dimë kanë qenë një ndër eksponantat më të bukura që janë marr atje dhe kemi bërë si replikë këtu që është një ndër eksponantet e bukura, shkruan arbresh.info.

Tek një pjesë e muzeut, ndodhet edhe epoka e hekurit, ku janë të prezantuar stoli të ndryshme, që i kanë përdorur femrat gjatë asaj kohe, si rrathë të ndryshëm, varëse, fibula të ndryshme, e shumë gjëra që i kanë shërbyer femrave të asaj kohe.

Në muze ndodhen edhe dy sarkofarkë (varre të lashta), që prezantohen nga plumbi dhe nga guri, që njëri nga to është gjetur në Tërsnik në vitin 2015, e tjetri në Ulpianë, në vitin 2010, që kanë qenë të varrosura dy femra, e brenda tyre ka pasur edhe stoli, që janë të prezantuara edhe në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Muzeu po ashtu, ka edhe disa fibula të ndryshme, ku prezantohen disa lodra të fëmijëve, prezantohet edhe nëna Dardane, dhe disa stoli që kanë qenë brenda sarkofarkut të plumbit, pastaj pjesë të qelqit, që i kanë përdorur për aroma, dhe lotore të qelqit që ka qenë një ritual, që grave iu kanë vdekur burrat, i kanë mbushur me lotët e i kanë vendosur afër varreve.

Muzeu Kombëtar i Kosovës, posedon edhe disa lloje të armëve që i ka qysh nga koha e Perandorisë Osmane, Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pastaj edhe nga Lufta e fundit, ku janë si uniformat e luftëtarëve, armët e ndryshme, e në mesin e tyre gjendet edhe motori i Komandantit Legjendar Adem Jasharit./E.Ballazhi/Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale