“Mendoj se duhet të jemi të lumtur dhe krenar për shkak se Bashkimi Europian ka pranuar Serbinë dhe qytetarët e saj në rrugën europiane”, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, duke iu referuar strategjisë së re të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Brnabiç falënderoi “me gjithë zemër” vendet e BE për mbështetjen e tyre ndaj Serbisë, transmeton portali arbresh.info.
Në të njejtën kohë, mediat serbe dhe analiztët sugjerojnë se strategjia e re e BE-së lejon më pak optimizëm, duke krahasuar dokumentat e mëparshme të BE-së.
Disa orë para lëshimit të dokumentit, Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Evropian, tha se viti i 2025, i cili është përmendur si vit i mundshëm i pranimit të Serbisë në BE “është vetëm një skenar optimal”.
Kryeminstrja Brnabiç vlerësoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç për “këmbënguljen e tij drejt anëtarësimit të BE-së”, megjithatë theksoi se “strategjia e re i jep një shansë Serbisë, por nuk është garani se vendi do të anëtarësohet në BE në vitin 2025”. /ibna/ arbresh.info/
Në Dubai do të rifillojnë fluturimet sonte
Malisheva prezanton mbrojtësin danez, Andreas Skovgaard
UEFA e shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme, Finalissi...
Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin...
MINT intensifikon mbikëqyrjen ndaj rritjes së çmimeve të der...
Haxhiu pas takimit me Peleshin: Na dha mundësinë të kujtojmë...