Shteti i Serbisë e ka kusht nga Bashkimi Evropian, njohjen e shtetit të Kosovës. E kjo gjë pritet të ndodhë më së largu deri në vitin 2019.
Kështu pohon ish ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ani pse nuk flet për data të sakta. Ajo shton se faza e fundit e dialogut duhet të përmbyllet me pjesëmarrjen e një grupi të unitetit.
Tahiri ka thënë në Tribuna Channel se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jenë pjesë e dialogut në tavolinë të bisedimeve.
Sipas Tahirit, Serbia po provokon luftë të re në Ballkan me idenë e shkëmbimit të territoreve.
Ish ministrja për Dialog, kryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës, ka folur edhe për Demarkacionin e Asociacionin.
Sipas Tahirit, që të dyja janë kauza të ngritura nga partitë politike.
Sipas saj, Asociacioni nuk e shkel Kushtetutën dhe Demarkacioni është në rregull.
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...