Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, është takuar dje me ambasadorin rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, takim në të cilin ka dominuar tema për Kosovën.
Petkoviq e ka informuar ambasadorin rus për rezultatet e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
“Serbët pranuan të marrin pjesë në këto zgjedhje sepse mbështesin Marrëveshjen e Brukselit dhe pritshmëritë nga formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”, shkruajnë mediat serbe.
“Beogradi nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit dhe në takimin e ardhshëm në Bruksel do të kërkojë hapa konkretë në këtë drejtim”, citohet t’i ketë thënë Petkoviq ambasadorit rus.
Petkoviq ka folur edhe më tutje për dialogun duke fajësuar Kosovën për mosimplementimin dhe mosgatishmërinë për zbatimin e marrëveshjeve.
“Dialogu i Brukselit aktualisht është peng i mosgatishmërisë së Prishtinës për ta zbatuar atë deri më tani, dhe para se gjithash, detyrimin e marrë për të formuar ASK-në”, tha ai.
Gjithashtu ai e falënderoi ambasadorin rus për mbështetjen e Moskës për çështjen e Kosovës. /Lajmi.net/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...