Autoritetet serbe kanë filluar ankesat e veta tek aleatët e vet kundër paralajmërimeve nga Kosova për formimin e Forcave të Armatosura. Sot, kjo ankesë u bë tek ambasadori kinez në Beograd Li Mançang.
Lidhur me këtë çështje me ambasadorin ka biseduar i ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq. Siç njoftojnë mediet serbe, Gjuriq e ka vlerësuar të rrezikshme përpjekjen e Kosovës për formimin Ushtrisë së vet.
Gjuriq në takim ka falënderuar Kinën në përkrahjen për “ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë dhe zbatimin e Rezolutës 1244 të KB-së në Kosovë”.
Ai te pala kineze ka theksuar “rëndësinë e formimit urgjent” të Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë.
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu