Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është goditur me veturë nga një i dyshuar serb, në fshatin Soqanicë e Zveçanit.
Sipas Policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.
Pjesëtari i PK-së ka pësuar lëndime trupore dhe është duke pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Fsh. Soqanicë, Zveçan 12.08.2023-22:25. I dyshuari mashkull serb (nën ndikim të alkoolit), derisa ka qenë duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjet dhe si pasojë ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar pjesëtar i PK-së të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...