Për këtë arsye, ka thënë ai ,pret që “ bashkësia ndërkombëtare të reagojë për mënyrën se si është organizuar përurimi dhe hapja e urës në Bistricë, të pashembullt e ka quajtur ai, e nëse kjo nuk ndodh, nesër do t’i dërgojë letër të deleguarit BE-së, sepse, sipas tij njerëzit në veri të Kosovës janë të shqetësuar dhe tensionet janë ngritur.
Serbët në veri, sipas fjalëve të Rakiqit që i transmeton që i citon Veçernje Novosti, janë shqetësuar sidomos pse bashkë me Mustafën kishte shkuar edhe ministri i Forcave të Sigurisë të Kosovës Haki Demolli, sepse, ka shtuar ai, sipas marrëveshjes nga Brukseli, FSK nuk mund të vijë në veri: “Për këtë arsye kemi ndër mend t’iu drejtohemi përfaqësuesve të Bashkimit Europian, sepse BE është mentor i këtyre marrëveshjeve. Sikur rastësisht pala serbe të shkelte ndonjë marrëveshje, me siguri deri më tash do të ishte caktuar mbajtja e mbledhja e Këshillit të Sigurimit KB-së”, ka thënë ai.
Pas paralajmërimit të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës se do të ndërprenë çdo bashkëpunim me KFOR-in, nga ky mision është kumtuar se do të vazhdojë punojë për të mirën e popullit në Kosovë në përputhje me mandatin e vet.
MASHTI anulon zgjedhjen e drejtorit të Institutit Albanologj...
Netanyahu e quan mik të madh Ramën: Përfaqësoni shpirtin e v...
Vining, MVP i derbit dhe javës së 17-të në elitën e basketbo...
Gjenden mbetjet e pengut të fundit izraelit në Gaza
Rama me Netanyahun: Shqipëria dhe Izraeli të lidhur nga një ...
Zyrtare: Gentrit Salihu transferohet tek Lokomotiva e Zagreb...