Shumica e qytetarëve të Serbisë mendojnë se nuk duhet kapur armët në duar për Kosovën.
Kështu thuhet në një anketë të zhvilluar nga Qendra për Politikë të Sigurisë së Beogradit, me ç`rast 73 për qind e serbëve të anketuar kanë thënë se nuk duhet luftuar për Kosovën, 17 për qind të tjerë janë përgjigjur me “nuk e di”, ndërsa vetëm 10 për qind kanë zgjedhur opsionin pro luftë.
Sipas anketës,, as shumica e votuesve të partive të krahut të djathtë si SRS dhe Dveri nuk do të jenë të gatshëm të luftonin për Kosovën shkruan Blic-i serb.
Bazuar në këtë hulumtim më luftarakët janë personat nga 18 deri në 29 vjet, nga të cilat 15 për qind do të shkonin në luftë për Kosovën, sipas sondazhit që u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë në periudhën nga 26 dhjetori deri më 14 janar pjesë e së cilës ishin 1,403 qytetarë të Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit