Në Mitrovicë të Veriut është paralajmëruar një protestë nga komuniteti serb.
Zv.drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani për Arbresh.info ka bërë të ditur se për këtë protestë është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
“Grup i qytetarëve e ka lajmëru protesten e nesërme në ora 11.00 që planifikohet të mbahet në sheshin Car Lazar.”, tha ai.
“Arsyeja e kësaj proteste është gjendja e keqe e serbëve në të cilën gjinden”, tha Elshani.
Ai tha se protesta parashihet të jetë e qetë.
Ndërsa theksoi se policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbaj rendin dhe qetësin publike./Arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...