Nga qendra e Mitrovicës së Veriut, qytetarët – së bashku me zyrtarë të Listës Serbe – kanë shkuar kolektivisht për të votuar.
Kjo parti, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka udhëhequr Mitrovicën e Veriut dhe tri komunat e tjera me shumicë serbe në veri – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – deri në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit e saj janë larguar nga institucionet e Kosovës, raporton Radio Evropa e Lirë.
Pas këtij vendimi, komuniteti serb ka bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit 2023 dhe votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në vitin 2024, në përputhje me thirrjet e Listës Serbe.
Largimi i përfaqësuesve serbë nga institucionet ka ndodhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr nga qarkullimi targat serbe të automjeteve.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...