Serbët lokal vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar rrugën në Jarinjë

22:49 | 21 Shtator 2021

Banorët serbë po vazhdojnë të qëndrojnë në tenda për natën e dytë rresht, duke mbajtur të bllokuar edhe rrugën afër pikës kufitare në Jarinjë, si shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat e veturave.

Ata kanë vendosur tenda dhe në grupe të cilat ndërrohen herë pas here janë duk mbajtur të bllokuar lëvizjen në atë pjesë të rrugës, raporton gazetarja e arbresh.info, Vlora Selimi.

Në këtë pjesë janë të vendosur edhe një numër i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët janë duke monitoruar situatën.

Atje në përgjithësi situata është e qetë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara