Lista Serbe ende nuk ka vendosur nëse do t’i votojë kandidatët e PAN-it për kryetar të Kuvendit dhe për kryeministër. Në këmbim të votës së tyre ata kërkojnë garanci që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të themelohet.
Asgjë nuk po flet në të mirë të koalicionit PAN. Përveç mungesës së numrave për t’i formuar institucionet PAN-i duket se do të ketë telashe të sigurojë edhe mbështetjen e “votave të sigurta” të minoriteteve, respektivisht ato të serbëve.
Përfaqësues të Listës Serbe kanë njoftuar se ata ende nuk kanë vendosur nëse do të votojnë për kandidatët e PAN-it për kryeparlamentar dhe për kryeministër.
Kjo ka lënë të kuptohet se Haradinaj dhe Veseli ende nuk kanë një marrëveshje përfundimtare me Listën Serbe, me ç’rast krijimi i institucioneve pa ta do të ishte i pamundur.
Ndërkohë në ditën e dytë të regjistrimit të deputetëve të legjislaturës së gjashtë deputetët e koalicionit fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit, PAN, kanë rikonfirmuar se institucionet do të bëhen shumë shpejt tani.
Në anën tjetër, LVV-ja dhe LAA-ja përveçse thonë se nuk i kanë vota për PAN-in, ata kanë siguruar se nuk do ta votojnë as Veselin për kryeparlamentar nëse ai do të jetë i nominuar./arbresh.info/
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...